ShSKUK: 139 pacientë në trajtim spitalor nga COVID-19

 
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universiar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e COVID-19.
Në raportin e klinikës COVID-19 dhe spitale të përgjithshme, rezultoi se nga 139 pacientë që kanë marrë trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rëndë shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë pas covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektiv, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 15 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 17 pacientë. / 21Media

Back to top button