ShSKUK: Bie në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19

 
Ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Nga raportimet e datës 6 tetor, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë./21Media

Back to top button