ShSKUK furnizohet me pajisje të reja mjekësore

 

600 maska helmetë-CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratorë kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me Oksigjen, me set të pajisje përcjellëse janë pajisjet më të cilat sot është furnizuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, i udhëhequr nga Valbon Krasniqi.

Pajisjet do të shpërndahen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nëpër spitalet rajonale.

“Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, i cili, sipas parashikimeve, pritet rrumbullakësohet ditët në vazhdim me ardhjen e kontigjentit të fundit me pajisje mjekësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./21Media

Back to top button