15 të vdekur dhe mbi 860 raste të reja me Covid-19

 

15 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 868 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 397 të shëruar.

Viktimat janë: 5 nga Shkupi, nga dy nga Tetova dhe Ohri dhe nga një nga Prilepi, Kumanova, Shtipi, Kavadari, Manastiri dhe Negotina.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 111.077 raste pozitive me Covid-19, prej tyre janë shëruar 96.925 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 3.280 persona.

Numri i rasteve aktive është 10.872, raporton TV21./21Media

Back to top button