ShSKUK largon përkohësisht nga puna drejtorin e spitalit në Ferizaj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka informuar se pas njoftimit për ndalimin e Dr. Halit Gërbeshit U.D. Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj prej 48 orësh nga Prokuria Themelore e Ferizajt, i njëjti është larguar përkohësisht nga puna, konform legjislacionit në fuqi.
Sipas njoftimit, detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Spitalit në Ferizaj do t’i kryejë drejtori mjekësor i spitalit.
Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka bërë të ditur se është ndaluar të dyshuarin H.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pzoitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas Prokurorisë, dyshohet se H.G., si Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e furnizuar veturën e tij private me derivate të naftës në kuadër të tenderit të paraparë për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj./21Media

Back to top button