SHSKUK tregon sa pacientë janë të shtrirë në spitale nga Covid-19

 

136 pacientë po trajtohen në në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 58 janë të konfirmuar me COVID-19, dy janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Siç bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, prej tyre një në gjendje të rënduar, 28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 71 janë me oksigjeno-terapi. Ndersa, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 25 pacientë, një prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë ndodhen 63 pacientë. Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë, prej tyre 30 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi, një në gjendje të rëndë. Më së shumti pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Pejës 17, pasuar nga ai i Gjilanit me 10, Spitali i Prizrenit 6, Spitali i Gjakovës 5, Spitali i Vushtrrisë 5, Spitali i Ferizajt 3 dhe Spitali i Mitrovicës 2 pacientë. /21Media

Back to top button