Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunë në familje.
Rasti i parë është raportuar në Gjilan, ku Policia ka arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë fizike te e fejuara e tij. Ngjarja ka ndodhur më datë 15.11.2021, rreth orës 23:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguan në mbajte, shkruan rtv21.tv
Tri orë më pas, rasti i dytë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rreth orës 09:00, në Policinë e Kosovës janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Fushë Kosovë.
Në rastin e parë i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa në rastin e dytë i dyshuari tjetër ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij. Në të dy rastet, pas intervistimit rasti ka shkruar në procedurë të rregullt.
Në Fushë Kosovë është raportuar edhe një rast i dhunës në familje në orën 13:00.
I dyshuari që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij është arrestuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i gjashtë është raportuar në Novobërdë rreth orës 16:10.
Është arrestuar i dyshuari që ka ushtruar dhunë në familjen e tij, si dhe ka thyer orenditë në shtëpi. Viktima strehuar në një vend të sigurt. Ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti i shtatë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, rreth orës 19:15.
Policia ka arrestuar një person, i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button