Shtëpia e Bardhë miraton furnizimin me armë për kurdët

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar furnizimin me armë të njësive kurde (YPG), të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri

Ndarja e mjeteve financiare për ofrimin e mbështetjes së armatosur për YPG është aprovuar, tha zyrtari amerikan në kushte anonimiteti.

Miratimi vlen menjëherë, ndërkohë që do të lejohet edhe furnizimi me armatim, është shprehur zyrtari në fjalë. Problemi për armatosjen e kurdëve ishte i kontestueshëm për administratën Trump, pasi është parë si hap që do të hidhërojë aleatin e NATO-s, Turqinë, transmeton AFP.

Zyrtari amerikan nuk ka sqaruar se për çfarë armatimi bëhet fjalë, por sipas tij armët do të përdoren për marrjen e çerdheve të Shtetit Islam, qytetit Raka në Siri. Raka, e cila nga Shteti Islam konsiderohet si kryeqyteti i kalifatit të tij, aktualisht është e rrethuar nga kurdët dhe aleanca siriane-arabe, dhe zyrtarët presin një luftë brutale, shkruan AFP.

Vendimi për armatosjen e kurdëve është bërë e ditur disa orë para se shefi i Pentagonit, Xhejms Matis të takohet me zyrtarët turq në Danimarkë, në samitin e koalicionit kundër Shtetit Islamik./21Media

Back to top button