Shtëpia e Bardhë planifikon që Biden të vizitojë Teksasin
Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë janë në fazat e hershme të planifikimit që presidenti amerikan, Joe Biden të vizitojë Teksasin pasi 19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë në të shtënat masive në një shkollë fillore, transmeton rtv21.tv.
Detajet janë ende duke u finalizuar dhe mbetet për t’u parë se kur do të shkojë presidenti, me zyrtarët që kanë parasysh se nuk duan të largojnë vëmendjen nga përpjekjet e vazhdueshme të reagimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?