Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë Kamala Harris-in në Poloni

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë në Poloni zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, thotë një burim i njohur për CNN.
Udhëtimi do të vinte pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetje për Ukrainën pasi ajo hyn në një fazë të re të rrezikshme në pushtimin rus, përcjellë rtv21.tv
Ky udhëtim do të vinte gjithashtu pas udhëtimit të fundit ndërkombëtar të Harris në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zëvendëspresidentja foli me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë me telefon në fillim të kësaj jave./21Media

Back to top button