Shefi i IAEA: Operacionet normale vazhdojnë në Zaporizhzhia

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se asnjë sistem sigurie nuk është rrezikuar pranë vetë reaktorëve në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë – më i madhi në Evropë, të cilin trupat ruse e kanë pushtuar.
“Ne konsiderojmë nga pikëpamja teknike se operacioni vazhdon normalisht, megjithëse siç i kam theksuar bordit të guvernatorëve pranë IAEA-s, sigurisht që nuk ka normalitet për këtë situatë kur ka forca ushtarake natyrisht në krye të vendndodhjes”, i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.
Ai tha se vazhdon të jetë në kontakt me zyrtarët e Ukrainës, përfshirë kompaninë që operon objektet dhe operatorët në Zaporizhzhia, përcjellë rtv21.tv
Ai është i gatshëm të udhëtojë sa më shpejt të jetë praktike në Çernobil për t’u konsultuar me homologët ukrainas, por nëse është e nevojshme do të konsultohet me forcat përgjegjëse për të krijuar një kornizë të qëndrueshme në mënyrë që të respektohen parimet bazë.
Grossi kërkoi mbështetjen e KS të OKB-së për përpjekjet e IAEA.
Siç raporton CNN, ai e mbajti konferencën virtualisht ndërsa ishte në ajër në Teheran për një çështje të veçantë./21Media

Back to top button