Shtetet arabe kërkojnë mbylljen e Al Jazeera dhe prishjen me Iranin

Heqja e sanksioneve ndaj Katarit

Katër shtete arabe i kanë dërguar Katarit një listë prej 13 kërkesash të cilat duhet ti përmbushë nëse dëshiron heqjen e sanksioneve ndaj tij. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë kërkuar vendit të Gjirit, mbylljen e transmetuesit të tij Al Xhazirës. Një tjetër kërkesë ndaj Katarit është edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe mbyllja e një baze ushtarake turke, të gjitha këto brenda në një afati kohor prej 10 ditësh, shkruan rtv21.tv

Katari që synonte përmirësimin e imazhit të tij në vitet e fundit, mohon financimin e terrorizmit dhe destabilizimin e rajonit. Për më shumë se dy javë, ai u është nënshtruar sanksioneve të paprecendta ekonomike dhe politike, në një krizë politike që po konsiderohet si më e rënda midis vendeve të Gjirit për dekada të tëra.Katari ende nuk është përgjigjur lidhur me kërkesat e fundit të shteteve tjera arabe ndaj tij, por ministri i jashtëm Sheik Mohamed bin Abdulrrahman al-Tani më herët kishte thënë se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje deri në heqjen e plotë të masave ndëshkimore ndaj vendit të tij. Ai poashtu i ka hedhur poshtë pretendimet për mbështetje të organizatave terroriste.

Lista e kërkesave është njoftuar pasi kërkesës nga ana e sekretarit amerikan të shtetit Reks Tillerson ndaj fqinjëve të Katarit që kërkesat e tyre të jenë “të arsyeshme dhe të zbatueshme”./21Media

 

 

Back to top button