Shtetet që besojnë në demokraci do ta përkrahin Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Këshilli i Evropës bazohet në tri vlera: Demokraci, të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.
Sipas saj, Kosova është mishërim i këtyre vlerave.
“Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, shkroi Osmani.
Kosova sot ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./21Media
 

Back to top button