“Shteti Shtet”- slogani i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sot ka bërë publik sloganin e LDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin tonë.

“Shteti Shtet”, ka shkruar Hoti në Facebook, ku përmes një video-mesazhi, ka prezantuar punët që ka kryer gjatë kohës sa ishte në postin e kryeministri.

Ai në video-mesazhin “Vizioni i LDK-së për SHTET”, ndër tjerash është zotuar se do të angazhohet për një qeverisje që siguron kohezion, jo përjashtim dhe konfrontim shoqëruar e institucional.

“Ne u dalim ballë sfidave dhe nuk lejojmë të sfidohet fjala e lirë dhe të cenohen miqësitë, pasi shtëpia nuk mund të mbahet pa miq. Shteti për ne është i shenjtë. Shteti është shtet dhe duhet të ruhet”, ka thënë ai ndër të tjera.

Back to top button