Shtohen masat e Policisë rreth argjendarive në Ferizaj

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë,  sot  janë takuar me pronarët e argjendarive.
Si pasojë e vjedhjeve të rënda,Shabani i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe  operacionet e policisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.
“Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja pëfshirë policët e rendit ,  hetuesit e stacioneve policore , hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Regaimit të Shpejtë ( NJRSH)”, njofton Policia.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Ferizaj, në parandalim të incidenteve kriminale,  vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve .
Në fund të këtij takimi u përcaktuan prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim  dhe policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca të prishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt./21Media

Back to top button