Sonte jepet “Barbecue” në kuadër të Festivalit ‘Frankofon’

Sonte(e mërkurë), me fillim nga ora 19:00, do të shfaqet filmi “Barbecue”, në Kino Armatë, “Jusuf Gërvalla” – Pejë dhe “DokuKino” – Prizren.
“Frankofo” po shënon edicionin e 20-të dhe që nga 15 nëntori deri më 21 nëntor, do jap shfaqje nga më të ndryshmet, e ajo përmbyllëse është “Luaneshat e Kodrës”.
“Frankofon” u hap me përurimin e “Bistrot Montmartre” në Kolegjin AAB, si pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të konventës që vendos ‘Praninë Franceze’ në Universitet./
Në kuadër të 20 vjetorit të Festivalit të Filmit Frankofon, Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë organizojnë punëtori të gatimit me 19 nëntor, nga ora 16:45 deri në 18:15, për fëmijët nga 6 deri në 10 vjeç, me kuzhinierin francez Chef Christophe Dovergne./21Media

Back to top button