Shtrenjtimi i derivateve të naftës! Vozitja e veturës po bëhet luks

Për gati dy muaj, benzina është shtrenjtuar për 9 denarë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dizeli për 10 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-98” per monetin edhe 84 denarë për litër, ndërsa i “Eurodizel” 74 denarë për litër.

PREJ SOT ÇMIME TË REJA TË DERIVATEVE:

“Eurosuper BS-98” 84 denarë/litër

“Eurosuper BS-95” 82 denarë/litër
“Eurodizel” 74 denarë/litër
Shtrenjtimi i çmimit të derivateve të naftës më 13 dhjetor 2021:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 64,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 40,053 (denarë/kilogram)
Shtrenjtimi i çmimeve të derivateve të naftës më 28 dhjetor 2021:
 “Eurosuper BS-98” – 75.50 denarë/litër
“Eurosuper BS-95” – 73.50 denarë/litër
  “Eurodizel” – 64 denarë/litër
Çmimet e derivateve të naftës më 8 shkurt 2022:
Motor benzine EUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë / litër)
Motor benzinë ​​EUROSUPER BS – 95 – 81,00 (dena/litër)
Karburanti dizel EURODIESEL BS (DE V) – 73,50 (denarë / litër)
Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1) – 73,00 (denarë / litër)
Naftë M-1 NS – 46,537 (denarë / kg)

ÇMIMET E DERIVATEVE NË RAJON

-SHQIPËRI
Eurosuper BS-95 – 1.20€
Eurodizel – 1.16€
-BULLGARI
Eurosuper BS-95 – 1.24€
Eurosuper BS-98 – 1.38€
Eurodizel – 1.26€
–BOSNJE DHE HERCEGOVINË
Eurosuper BS-95 – 1.26€
Eurosuper BS-98 – 1.29€
Eurodizel – 1.25€
MAQEDONI E VERIUT
Eurosuper BS-95 – 1.32€
Eurosuper BS-98 – 1.35€
Eurodizel – 1.20€
KOSOVË
Eurosuper BS-95 – 1.29€
Eurosuper BS-98 – 1.34€
Eurodizel – 1.27€
Disa qytetarë thanë se çmimi i derivateve duhet të ngrihet.
“Po, duhet të ngrihen çmimet. Nëse më herët keni vendosur për 1000 denarë dhe keni vozitur dy javë, tani sa kohë mund të vozisni me të njëjtat para? Tani pesë ditë. Po, më pak sepse shfrytëzoj edhe klimë.”
“Sigurisht se duhet të ngrihen për shkak se nuk po i shihet fundit shtrenjtimit. Por njerëzit në vendin tonë të themi se të gjithë janë raste sociale dhe është radha që shteti t’i ngrijë çmimet.  Me çka vozisni ju, a e ndjeni shtrenjtimin? Unë vozis me gaz dhe benzinë. Kam një automjet të lirë dhe nuk mund ta vozis sepse nuk kam para, kam Jugo.”
Serbia dhe Kroacia tashmë kanë ngrirë çmimet e derivateve. Në Serbi një litër dizel kushton 1.52 euro, ndërsa benzina 1,45 euro. Në Kroaci dizeli kushton 1.50 euro, ndërsa eurosuper 1,51 euro.
TV21 pyeti në Qeveri sea ekziston mundësia për uljen e akcizave për derivatet e naftës, ndërsa me këtë të ulet edhe çmimi final i tyre? Nga atje me përgjigje: “Në përputhje me këtë metodologji Maqedonia e Veriut ka derivate më të lira. Të gjithë derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut importohen dhe të njëjtat varen nga lëvizja e çmimit në bursat botërore. Qeveria që në korrik të vitit të kaluar ka sjellë vendim për shfuqizimin e akcizës shtesë për  derivatin dizel me çka qytetarët paguajnë dy denarë çmim më të ulët”, thanë nga Qeveria.
Me ndryshimet e bëra në Ligjin për akciza në prill të vitit të kaluar vlerësohet se jemi të siguruar se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të derivateve dhe këtë e kanë bërë me vendosjen e margjinës së ndryshueshme që është e lidhur me çmimin e barelit të naftës në Bursat botërore, raporton TV21./21Media

Back to top button