Shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Çmimi i benzinës prej sonte në mesnatë do të rritet për 1,5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për dy denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut.
Me vendimin do të bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2.54%.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 arrin 81 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 73,5 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së, për 1,5 denarë për litër do të shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lirë (EL-1), i cili do të shitet për 73 denarë për litër. Për 1,815 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 HC dhe do të kushtojë 46.537 denarë, shkruan TV21./21Media

Back to top button