Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

Në dritën e konfliktit në Gazë, Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë, paralajmëron për ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ai thotë se polarizimi social dhe politik që ekziston në këto dy vende, mund të çojë në radikalizëm dhe dhunë politike.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e Serbisë, është shumë i rëndësishëm”, thotë Shtuni, studiues i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ai shton se Kosova “ka mësuar shumë nga përvoja me luftëtarët e huaj që shkuan në Siri e Irak”, por thekson se rreziku për rekrutime të reja në Lindjen e Mesme vazhdon ende.

Shtuni, javë më parë, publikoi edhe një analizë të veten për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – dhe implikimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor./rel

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button