Shtyhet afati për lirimin e objektit në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka konfirmuar  se afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është shtyrë për dy javë.

“Po, është e vërtetë që është shtyrë afati për dy javë”, ka theksuar Atiq për RTV21.

Afati për lirmin e këtij objekti ishte i paraparë të përfundonte sot.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë njoftoi se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimit e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Edhe BE shprehë shqetësimin  për këtë vendim të fundit nga ana e komunës që udhëhiqet nga Erden Atiq, i cili e ka arsyetuar atë me “disa punime të parashikuara që komuna do t’i kryejë në objekte të caktuara komunale”. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se ky vendim i fundit është implikim i situatës aktuale në veri./21Media

 

Back to top button