Shtyhet gjyqi i ushtarit rus, kërkohet burg i përjetshëm
Gjyqi i ushtarit rus të akuzuar për vrasjen e një personi të paarmatosur në Ukrainë – gjyqi i parë i tillë që nga fillimi i pushtimit rus – është shtyrë për të premten në orën 11 të mëngjesit me orën lokale.
Gjyqtarët e shtynë gjyqin duke thënë se ushtari Vadim Shishimarin nuk ishte “gati” për një “debat” gjyqësor, transmeton rtv21.tv.
Ushtari 21-vjeçar u deklarua fajtor të mërkurën për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës në ditën e katërt të luftës.
Prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin./21Media