Shtyhet lançimi i iPhone 14!

Ndjekësit e kompanisë gjigante të teknologjisë Apple presin me padurim daljen në treg të iPhone 14 , një celular që supozohet të dalë në dyqane në shtator të këtij viti.
Megjithatë, ata sigurojnë se lansimi i këtij telefoni mund të shtyhet, si rezultat i vizitës së kryer ditët e fundit në Tajvan nga presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së , Nancy Pelosi, sipas portalit GSM.Sand.
Kompania tajvaneze TSMC është furnizuesi kryesor i çipave për gjigantin e teknologjisë dhe i dërgon këto pajisje te një kompani tjetër, Pegatron, po ashtu tajvaneze, e cila është përgjegjëse për montimin e iPhone 14 në Kinë.
Vlen të kujtohet se pas udhëtimit të Nancy Pelosi në Tajvan, Kina krijoi rregullore të reja që ndalojnë çdo përmendje të Tajvanit ose Republikës së Kinës në dokumentet e transportit të mallrave.
Prandaj, çdo pajisje e prodhuar në Tajvan nuk mund të hyjë në territorin kinez./21Media

Back to top button