Shtyhet për në vjeshtë vizita e Orhan Pamukut në Kosovë, ai me një videomesazh iu kërkon falje kosovarëve
Shtyhet për në vjeshtë vizita e Orhan Pamukut në Kosovë, ai me një videomesazh iu kërkon falje kosovarëve
Vizita e shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Ndonëse ishte paralajmëruar që ai të jetë në Kosovë para disa ditëve , siç bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Ministra e Kulturës së Kosovë, një gjë e tillë po ndodhë për arsye personale të shkrimtarit.
“Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër. “, thuhet në njoftim.
Përmes një videomezahi Pamuk u ka kërkuar falje kosovarëve duke thënë se një gjë e tillë nuk po varet nga ai./21Media