Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtyhet për të hënën seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, mungoi dëshmitari

(Lajm i përditësuar)


Shtyhet për të hënën seanca ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, mungoi dëshmitari

Seanca e sotme, 18 korrik, në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë u ndërpre për shkak të mungesës së dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Arben Hoti, tha se seanca do të vazhdojë të hënën pasi sot ishte paraparë të dëgjohej gjatë tërë ditës dëshmitari A2, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Konstatoj se për shkak të mungesës së dëshmitarit nuk ka kushte për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor. Seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë të hënën”, ka deklaruar Hoti.

Seanca e fundit është mbajtur më 13 qershor ku një polic kishte dëshmuar se si ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione derisa grupi i “Banjskës” udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e 6 dhjetorit 2024, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve të lartpëmendur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kurse, Gjykata e Apelit më 13 mars 2025 njoftoi se ka marrë vendim, me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilën u konfirmua aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Bajska”.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.


Ndërpritet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Ka dështuar seanca gjyqësore për sulmin terrorist i cili ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023-tës.

Kjo seancë ka dështuar përshkak se nuk ka qenë prezent dëshmitari anonim.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale për rasti “Banjska” ngriti aktakuzë pothuajse një vit pasi që ishte kryer sulmi: pra shtatorin e vitit 2024. /21Media


Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Fillon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023-tës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në sallë janë të pranishëm 3 nga 45 të akuzuarit për rastin “Banjska”, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Deri më tani në këtë proces gjyqësor dëshmi kanë dhënë disa zyrtarë policorë, ku u rrëfyen për natën kritike të 24 shtatorit, momentin kur u vra Afrim Bunjaku, si dhe për pasojat që bartën nga ky sulm, qoftë lëndime fizike apo psikike.

Prokuroria Speciale për rasti “Banjska” ngriti aktakuzë pothuajse një vit pasi që ishte kryer sulmi: pra shtatorin e vitit 2024.

Sipas aktakuzës mbi 45 të akuzuarit rëndojnë veprat penale për “terrorizëm, “financim terrorizmi” si dhe “shpëlarje e parasë”. /RTV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button