Aksion kundër ndërtimeve pa leje

Komuna e Podujevës ka zhvilluar aksion për ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e objekteve pa leje në Orllan
Drejtoria e Inspeksionit (DI) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR) kanë zhvilluar aksion të përbashkët për ndalimin e ndërtimeve pa leje në zonat turistike në afërsi të Liqenit të Batllavës.
“Pjesë e aksionit ishin edhe drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliqi dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari. Gjatë këtij aksioni janë ndërprerë punimet në disa objekte private dhe komerciale, ndërsa inspektorët relevantë kanë vendosur edhe mbishkrimet informuese për pronarët e tyre. “, thuhet në noftimin e komunës.
Tutje bëhet e ditur se DI dhe DBPZhR edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë me aksione të tilla në këto zona dhe në pjesë tjera të Komunës së Podujevës./21Media

Back to top button