Shtyhet seanca për masën e sigurisë për Berishën dhe Malltezin

Seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, e parashikuar për t’u mbajtur sot, është shtyrë për në datën 12 mars.

Shkak është bërë kërkesa e avokatëve që të njihen me ecurinë e hetimeve të deritanishme, si dhe kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha dhe dhëndri i tij kërkojnë heqjen e masës arrest shtëpie, ndërsa çështja gjyqësore është bashkuar në një nga GJKKO.

Avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur sot në GJKKO.

Më 4 mars u shtunë dy seancat, njëra e Berishës dhe tjetra e Malltezit. Avokatit të këtij të fundit ju dha kohë për t’u njohur me informacionet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë nga ana tjetër, Berisha kishte refuzuar të paraqitet në GJKKO, por në fletëthirrjen për seancën gjyqësore nuk kishte deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës, në ndryshim nga Malltezi.

Kështu dy seancat u bashkuan në një dhe kërkesa e tyre për revokim të masës arrest me burg do të shqyrtohet sot nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie, për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dhe akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”./oranews

Back to top button