Shtyhet sërish lansimi i “Venom 2” për shkak të pandemisë së COVID-19
Përkundër asaj se Hollywood-i po bën përpjekje që të marrë vetën pas një viti e gjysmë pandemie të COVID-19, varianti Delta filloi sërish të ngadalësojë punën e industrisë së filmit.
Në këtë radhë, kompania Sony Pictures njoftoi se do të shtyjë lansimin e filmit “Venom: Let There Be Carnage,” në kinema. Në këtë film, aktori Tom Hardy luan rolin e alienit Venom.
“Venom” është vazhdimësi e filmit me po këtë titull, të realizuar në vitin 2018.
Lansimi i tij u shty disa herë që prej shpërthimit të pandemisë. Ai do të duhej të shfaqet me 24 shtator në SHBA, por u shty për 15 tetor.
Shtyrja e lansimit të tij u bë pasi që rastet me COVID-19 shkojnë duke u shtuar në SHBA për shkak të variantit Delta.
Shtimi i rasteve ka bërë që numri i dashmirëve të filmave të bie në kinema.
Sipas një surveimi të bërë nga grupi nacional për studime, 67 për qind e dashamirëve të kinemasë thonë se nuk ndihen aq rehat në kinema gjatë kësaj periudhe.
Industria e filmit akoma nuk ka marrë vetën nga mbyllja gjithëpërfshirëse për shkak të pandemisë.
Deri më tani në boks office janë vlerësuar disa filma hit të periudhës së pandemisë, si “A Quiet Place Part II” dhe “F9: The Fast Saga”.
Njëkohësisht, boks office ndërkombëtar që është vendimtar për suksesin e filmave të buxhetit të lartë, ka pasur probleme gjatë kësaj periudhe.
Sa i përket filmit të dytë “Venom 2”, regjinë e tij e ka bërë Andy Serkis. Filmi i parë arriti sukses të madh në boks office, duke fituar kështu $855 milion në mbarë globin./21Media