Shtyrja e liberalizimit të vizave, Hoxhaj: BE me politikë raciste ndaj Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Enver Hoxhaj thotë se nga elementët që ka parë në takimin paraprak të ministrave të Jashtëm të cilët përgatisin samitin në Bruksel, nuk ka qenë në agjendë ndonjë vendim për liberalizim të vizave.
Hoxhaj deklaroi se më tej do të shihet se si do shtyhet një temë e tillë.

“Presidentja Osmani ka pasur takim me Presidentin Macron dhe kjo temë ka qenë e bllokuar në 5 vite për shkak të qëndrimit francez. Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian që nga viti 2016 dhe veçanërisht nga 2018 kanë konstatuar disa herë se Kosova i ka plotësuar gjithë kriteret, temë kryesore e mospajtimit ka qenë qëndrimi francez”, deklaroi Hoxhaj për mediat në Shqipëri.
“Një vendim i cili nuk do të merret sot nuk do të ishte asgjë tjetër veç një politike raciste nga ana e BE ndaj Kosovës. Nuk ka term tjetër veçse racizëm kryekëput.”, tha tutje Hoxhaj.
Back to top button