Shumë të vdekur nga bora e madhe që ka bllokuar shoferët

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi bora e madhe i ka bllokuar në automjetet e tyre në veri të Pakistanit.
Ushtria po përpiqet të pastrojë rrugët dhe të shpëtojë ata që janë ende të bllokuar pranë qytetit malor të Murree.
Sipas ministrit të Brendshëm, Sheikh Rashid rreth 1,000 automjete u bllokuan në një autostradë gjatë një stuhie, transmeton rtv21.tv.
Murree është një qytet turistik malor në veri të kryeqytetit Islamabad. Mediat lokale raportuan të premten se turistët po bllokoheshin për shkak të borës.
Më shumë se 100,000 makina kishin hyrë në Murree ditët e fundit kur edhe dilluan reshjet jashtëzakonisht të mëdha të borës. Kjo shkaktoi një bllokim të madh trafiku në rrugët që të çojnë brenda dhe jashtë qytetit.
Zona tani është shpallur zonë fatkeqësie dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg.
Kryeministri Imran Khan shprehu tronditjen për “vdekjet tragjike” të turistëve./21Media

Back to top button