Si do të zgjidhet problemi i papunësisë në Gjakovë, tregojnë kandidatët për kryetar të komunës

Kandidatët për krytar të Gjakovës sonte në RTV21 diskutuan se di të zgjidhet problemi i papunësisë në Gjakovë.
Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha tha se mundësinë e punësimit të të rinjëve e shohin në zhvillimin e partneritetit publiko-privat. Ai shtoi se do të ndajnë edhe subvencione për startup bizneset.
Ndërsa, kandidati i LDK-së, Teki Shala u shpreh se kanë një plan të zhvillimit ekonomik. Ai tha se kanë menduar të lidhin të gjithë sektorët me qëllim të punësimit të qytetarëve, shkruan rtv21.tv
Ndërkaq, kandidati i PSHDK-së, Ferdinand Kolaj deklaroi se kanë menduar që të mbështesin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me një fond, i cili parashihet të rritet nga 100 në 200 mijë euro. Ai tha se do të përkrahen startup-et e femrave dhe të rinjtë. Ai shtoi se do t’i përkrahin bizneset që merrne me prodhim dhe përpunim.
Në Gjakovë janë gjithsej 113 mijë e 165 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Gjakovës janë gjashtë kandidatë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfaqësohet nga Ardian Gjini, Lëvizja Vetëvendosje nga Mimoza Kusari Lila, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Teki Shala, NISMA Socilademokrate me Fazli Hoxhën, Partia Demokratike e Kosovës me Arbënesha Kuqin, ndërsa Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohet me Ferdinand Kolajn./21Media

Back to top button