Ahmeti: Vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën

 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën.
Sipas Ahmetit, asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marr vendime të tilla pa diskutime të gjëra.
“Arsyet mund të jenë mungesa e përvojës apo edhe të qëllimshme. Të dyjat janë brengosëse”, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje ka theksuar se nëse dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim. “Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësise energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt. Por është hap me rëndësi”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit, Kosova ka edhe një interes të vetin, ndërsa diversifikimi i burimeve të energjisë “na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia”.
“Kosova ka edhe një interes të vetin. Diversifikimi i burimeve të energjisë na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia. Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbise. Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje. Vëllau shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë. Në raste të ralla vëllau i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllaun e madh.Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve. Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tonë”, ka thënë Ahmeti.
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, njoftoi të enjten se Kosova nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC)./21Media

Back to top button