Adriana Matoshi thotë se është kërcënuar: Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson

 
Aktorja, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka thënë se ditëve të fundit është bërë cak i kërcënimeve të ndryshme, për shkak të siç thotë angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
Matoshi ka thënë se kërcënime e tilla nuk e frikësojnë.
“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre. Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, aktorja Adriana Matoshi mori statusin e deputetes së Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button