Si manifestohet ankthi i ndarjes te fëmijët?

Mënyra se si mund të manifestohet ankthi mund të jenë arsye të ndryshme edhe pse manualet diagnostikuse të psikopatologjisë ende nuk kanë bërë një klasifikim të hollsishëm të llojeve të ankthit që mund ta përjetojnë fëmijët.
Por, në një përgjigje për portalin rtv21.tv psikologia Arjeta Ukelli-Gashi ka treguar se cilat janë llojet e ankthit që manifestohen nga fëmijët.
Çrregullimi i ankthit të ndarjes nga prindërit
Sipas psikologes Ukelli-Gashi ky është çrregullimi më i përhapur i ankthit gjatë fëmijërisë. Ankthi i ndarjes konsiston në përjetimin e ndjenjave të tepërta të ankthit kur fëmija duhet të ndahet nga prindërit ose kujdestarët e tyre. Mos pëlqimi për t’u ndarë nga prindërit e tyre është zakonisht një fenomen i zakonshëm midis fëmijëve, prandaj konsiderohet si një përgjigje normale gjatë muajve të parë të jetës, Sidoqoftë, nga mosha 3-4 vjeç, fëmija tashmë ka aftësinë njohëse për të kuptuar se ndarja nga prindërit e tyre nuk do të thotë humbja e tyre përgjithmonë, kështu që përvoja e ankthit të tepruar në ndarjen nga këto mosha konfiguron një ndryshim psikologjik të fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe fëmijët mund të përjetojnë simptoma të ndryshme si:
Shqetësim i tepërt ose shqetësim gjatë ndarjes
Frika irracionale e humbjes së prindërve ose diçka e keqe që u ndodh atyre
Rezistenca për të shkuar në vende pa prindërit e tyre
Çrregullimi i mbindjeshmërisë sociale në fëmijëri
“Karakteristika kryesore e këtij çrregullimi është tendenca për të përjetuar ndjenja të ankthit ekstrem kur bashkëvepron ose takon njerëz të huaj fëmija, megjithëse kontakti me të huaj është zakonisht një situatë jo shumë e këndshme për shumicën e fëmijëve, në çrregullimin e mbindjeshmërisë sociale të fëmijërisë fëmija përjeton nivele anormalisht të larta të ankthit kur haset kjo situatë, po kështu ankthi që ai përjeton në këto situata e çon sistematikisht të shmang kontaktin me të huajt dhe ndërhyn në mënyrë të konsiderueshme në jetën e tij shoqërore, kështu çrregullimi i mbindjeshmërisë sociale nuk do të përcaktohet nga ndrojtja ose mungesa e predispozicionit për të bashkëvepruar me të huaj, por duke përjetuar një gjendje në të cilën ata janë plotësisht të mbingarkuar në aspketin emocional nga ndjenjat e tyre të ankthit kur fëmija është i ekspozuar ndaj këtyre situatave. Ky çrregullim zakonisht shfaqet në fillim të shkollimit dhe shpesh kombinohet me një dëshirë të lartë për të pasur marrëdhënie personale me familjen dhe miqtë, duke treguar shumë sjellje të afeksionit dhe atashimit ndaj këtyre njerëzve”, ka thënë Ukelli-Gashi për portalin rtv21.tv
Çregullimi i ankthit fobik
“Në këtë çrregullim, fëmija përjeton një frikë irracionale nga shkolla, e cila prodhohet nga një shmangie sistematike e këtyre situatave dhe për këtë arsye, një mungesë totale ose të pjesshme në klasë, normalisht fillimi i këtij çrregullimi është zakonisht gradual, fëmija nuk fillon të shmangë shkollën plotësisht menjëherë, por gradualisht fillon të mos vijoj shkollën.  Po kështu, zakonisht prek fëmijët midis 11 dhe 14 vjeç, megjithëse mund të shihet tek fëmijët shumë më të vegjël, në përgjithësi, mungesa e frekuentimit të shkollës për shkak të frikës dhe mospëlqimit të këtyre situatave është zakonisht një tregues i mjaftueshëm për të konsideruar mundësinë që fëmija vuan nga një çrregullim ankthi dhe ta referojë atë në shërbimet e psikologëve shkollorë ose psikologëve tjerë ndihmës. Kjo ka të bëjë edhe me fobit sociale ku fëmija përjeton në shkollë bullizëm ndodh zakonisht tek adoleshentët dhe karakterizohet nga përjetimi i ankthit të tepërt në lidhje me mundësinë e thënies së diçkaje ose të vepruarit në një mënyrë të caktuar që mund të jetë poshtëruese ose e turpshme. Në këtë mënyrë, adoleshenti fillon të shmangë çdo veprimtari para njerëzve të tjerë për shkak të ankthit të tepërt që ata paraqesin në këto situata dhe frikës që kanë për t’u turpëruar para të tjerëve. Veprime të tilla si të folurit, të ngrënit, të shkruarit, të shkuarit në ahengje ose të flasësh me figura autoriteti shpesh kanë shumë frikë deri në atë masë sa që personi nuk është në gjendje t’i kryejë ato”, shpjegon Ukelli-Gashi.
Çrregullimi i përgjithshëm i ankthit
Sipas psikologes Arjeta Ukelli-Gashi, ankthi i përgjithësuar karakterizohet nga nervozizëm dhe ankth i tepruar, mendime shqetësuese ekstreme dhe të pakontrolluara që ndodhin pjesën më të madhe të ditës për disa javë. Shqetësimet shpesh rrotullohen rreth një numri të madh aspektesh dhe shpesh shoqërohen me simptoma fizike si rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, tharje të gojës, dridhje, etj. Po kështu, ankthi ndodh në një mënyrë të përgjithësuar dhe konstante dhe nuk kufizohet në një situatë të veçantë. Ankthi i përgjithësuar ka tendencë të shfaqet më shumë tek të rriturit, por edhe fëmijët mund të vuajnë nga ai.
Çrregullimi i panikut
Siç ka thënë psikologia, çrregullimi i panikut konsiston në dëshmimin e sulmeve të ankthit në një mënyrë të përsëritur dhe të papritur, këto kriza bazohen në episodet e frikës ekstreme që fillojnë papritur dhe shkaktojnë simptoma të tilla si frika e vdekjes ose humbjes së kontrollit, rrahjet e zemrës, ndjenja e mbytjes, djersitja e tepërt, dridhjet, marramendja, të përzierat dhe shenja të tjera fizike të ankthit, ky çrregullim mund të jetë shumë i rëndësishëm në mesin e fëmijëve. Studimet e fundit tregojnë se këtë lloj ankthi më së shumti fëmijët e përjetojnë në moshën e adoloshencës nga mosha 12 vjeçare e tutje.
Këshillë: Fëmijëve që përjetojnë ankth preferohet të iu ofrohet shumë dashuri, t’i përqafojmë ata, t’i perkëdhelim, të ju japim më shumë vetëbesim, t’i inkuadrojmë më shumë në lojë me bashkëmoshatarët, t’i japim më shumë mundësi të shprehet, t’i ndihmojmë të ballafaqohet me situata të ndryshme si dhe të jemi të kujdesshëm që të vlerësojmë dhe të arysëtojmë sjelljen e tyre./21Media

Back to top button