“Si mund të rrish 2 muaj pa djalin?”, Adelina ka një përgjigje për ndjekësit

 
Këngëtarja Adelina Tahiri ka treguar se ka dy muaj që ndodhet në Greqi dhe aje ka udhëtuar në vende të ndryshme me bashkëshortin e saj.
Sot gjatë qëndrimit në plazh këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit në Instagram.
E pyetur se si ja ka bërë gjithë këto kohë pa djalin Adelina ka treguar se edhe Joni ndodhet në Greqi, por nuk shoqëron kudo mamin dhe babin.
“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”, ka shpjeguar Tahiri për ndjekësit.

Adelina ka treguar se pse nuk e merr Jonin gjithmonë me vete.
“Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, shkruan Tahiri.


Ndryshe, “Falma” është projekti i fundit muzikor nga Adelina Tahiri. Kënga është bashkëpunim me Anxhelo Kocin./21Media

Back to top button