Si pasojë e Covid-19, vdiq ish-ushtari i UÇK-së

Si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur ish-ushtari Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq. Kjo u bë e ditur nga dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e cila gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

”Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19. Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet në njofitmin e degës së OVL të UÇK-së.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 23 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 424 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 1.324 pacientë./21Media
Back to top button