Vrasja në Gjilan, të dyshuarit në arrati

Një 50-vjeçar nga Bujanovci sot rreth orës 19:45 është vrarë në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, ka thënë se dy persona të dyshuar se kanë kryer vrasjen janë në kërkim nga Policia e Kosovë.
”Nuk kemi informata për dy persona të cilët dyshohen se e kanë marrë pjesë në vrasje”, ka thënë Hashani.

Hashani, për portalin rtv21.tv ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri, ku viktima ka qenë duke pirë kafe.
“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button