Si pasojë e erërave disa lagje në Pejë mbesin pa rrymë

Nga KEDS-i kanë njoftuar se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

“Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftim.

Tutje KEDS-i ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë.

Back to top button