Si shpjegohet ky reagim i Ancelottit pas golit të Bellingham?

Carlo Ancelotti ishte njeriu më i qetë në “Bernabeu” mbrëmë kur Jude Bellingham shënoi një fitore të vonë kundër Barcelonës. Real Madridi i Ancelottit siguroi një fitore 3-2 ndaj rivalit të tyre të përhershëm Barcelonën të dielën falë një goli të vonë të Bellingham.

Reprezentuesi anglez gjeti rrjetën në minutën e 91-të duke i çuar të gjithë të këmbë në “Bernabeu”, përveç trajnerit të tyre.

Trajneri italian pothuajse nuk reagoi fare ndaj golit fitues të Bellingham dhe vetëm vazhdoi të ecte në vijën e anësore, ndërsa çdo anëtar tjetër i pankinës së Madridit vrapoi drejt fituesit të ndeshjes dhe lojtarëve të tjerë në fushë.

Ancelotti gjithashtu ndau një postim në X, të hënën në mëngjes.

“Javë e paharrueshme. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

Madridi e eliminoi Manchester Cityn nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të mërkurën dhe është kryesuesi i tabelës së La Ligës, 11 pikë më shumë se Barcelona me gjashtë ndeshje të mbetura deri ën fund të kampionatit.

Just look at Ancelotti’s reaction on Jude’s winner 😂 pic.twitter.com/etlMqC2QMX

— Dr Yash  (@YashRMFC) April 21, 2024

Back to top button