Si të kujdeseni për një orkide

Orkidea është një nga lulet më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.
Ajo ka simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut, dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion, ndaj kjo besohet se është arsyeja pse njerëzit janë të dashuruar pas saj.
Orkidea duhet të ujitet një herë në javë dhe uji duhet të jetë në temperaturën e ambientit, për të evituar efektin e ndryshimit termik. Pasi ujitet, lihet të kullojë uji dhe kur mbaron së kulluari uji i tepërt, orkidea rivihet në vazon e saj. Dheu i vazos duhet të jetë i pasuruar me bazë myshku ose lëvore pemësh që nuk e mbajnë ujin.

Back to top button