Asnjë rast i ri me Covid-19 në Kosovë

Asnjë person, që ka qenë i prekur me Covid-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë dhe nuk është shënuar asnjë rast pozitiv.
“Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.”, ka informuar MSh.
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në total numri i rasteve aktive është 55.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
“Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.”, ka bërë të ditur tutje MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button