Si të luftoni ankthin në mënyrë të shëndetshme
Ankthi është një dukuri apo problem i shpeshtë te shumë njerëz. E mënyrat e luftimit të ankthit janë të ndryshme, mirëpo sa prej tyre kanë efekt?
Sipas statistikave, një në gjashtë njerëz përballen me ankthin vetëm brenda javës.
Shumë nutricionistë kanë hartuar një planprogram i cili ndihmon në luftimin e ankthit.
- Ushqimi me rregull
Ushqimi me rregull është shumë i rëndësishëm për një trup dhe mendje të shëndoshë.
Asesi nuk preferohet të mënjanohet mëngjesi, i cili preferohet të jetë i lehtë, në mënyrë që të ndjeheni mirë gjatë ditës. Gjithashtu, duke mos lënë mënjanë vaktet tjera, konsumimi i pemëve dhe perimeve ndihmon në funksionimin normal të organizmit.

- Mënjanoni kafeinën
Kafeina gjendet në kafe, në çaj, në proteina, në çokollatë, në pije të gazuara e shumë të tjera.
Në kohën kur përballeni me ankthin, shmangia e kafeinës ndihmon në reduktimin e stresit, normalizimin e nivelit të energjisë në trup, ndërkohë nëse ushqimi me përqindje të lartë të kafeinës konsumohet, atëherë kjo mund të shkaktojë probleme të mëdha në organizmin e njeriut.

- Bëni ushtrime fizike
Reduktimi i ditëve kur keni caktuar një program për ushtrime, lënia pas dore e ushtrimeve fizike ndikon negativisht në trup, tru dhe zemër.
Ushtrimet fizike mënjanojnë stresin e gjithashtu ndihmojnë në luftimin me ankthin.
Është e preferueshme që të ushtroni disa orë në ditë, të paktën çdo mëngjes një ecje, e gjithashtu edhe ushqimi i rregullt njëkohësisht, ndikon në përmirësimin e humorit, fizikut si dhe ul nivelin e stresit./21Media
