Si u kap në flagrancë zyrtari i AQP-së duke marrë ryshfet për tender

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se deri te kapjanë flagrancë e zyrtarit të Agjencisë Qendror të Prokurimit duke marrë ryshfet për një tender ka ardhur pasi për këtë është ankuar zyrtari i kompanisë private të cilës i është kërkuar ryshfeti.
“Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjencisë Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button