Sigal Prishtina e kërkon sot PlayOffin në Ligën ENBL

Pas fitores mbrëmë ndaj Siauliait, Sigal Prishtina do ta kërkojë sot fitoren e radhës e cila do t’ia siguronte PlayOffin në Ligën ENBL.
Kundër Siauliait që kishte regjistruar vetëm një humbje deri tani, prishtinasit regjistruan fitoren e dytë, dhe atë me rezultat bindës 91:67.
Ky rezultat i ka dhënë shpresa Sigal Prishtinës për të ëndërruar PlayOffin e ENBL, i cili do të arrihej me një fitore të mundshme kundër estonezëve të Taltech, të cilët nuk e kanë regjistruar ende asnjë fitore dhe zënë vendin e fundit në tabelë.
Fitorja ndaj Siauliat e ka çuar bilancin e KB Prishtinës në dy fitore dhe tre humbje, krahas Siauliait që ka dy fitore dhe dy humbje.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Taltech zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00, e cila njëkohësisht është e fundit për “Plisat” në fazën e grupeve të ENBL.
Kualifikimi tutje për KB Prishtinën është i mundur me fitoren e mundshme sot, pasi që Kalev/Cramoja ka përfunduar ndeshjet e grupit, dhe gjendet në bilanc prej dy fitoreve dhe katër humbjeve.
Zielona Gora luan ndaj Siauliait, dhe padyshim që njëra di të regjistrojë humbjen e tretë. Prishtina ka bilanc direkt më të mira se këto dy klube, pasi që i ka mposhtur të dyja skuadrat.

Back to top button