Simone Inzaghi mund të shkarkohet nga Interi

E ardhmja e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, mund të vendoset në nëntë ditët e ardhshme kur “Nerazzurrët” do të përballen me Barcelonën dhe Sassuolon.
‘Zikaltërit’ kanë pasur një fillim të tmerrshëm të sezonit me katër fitore dhe katër humbje në tetë ndeshje në Serie A.
Ata humbën dy sfidat e fundit radhazi kundër Udineses dhe Romës dhe tani janë nën presion përpara ndeshjes së nesërme me Barcelonën në Ligën e Kampionëve,.
Presidenti Steven Zhang dhe drejtorët e klubit presin një reagim në lidhje me rezultatet dhe paraqitjet.
Interi do të përballet me Barcelonën dy herë radhazi dhe të shtunën e ardhshme do të takohet me Sassuolo-n në stadiumin “Mapei”.

Back to top button