Filmi i fundit i Bob Saget do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Austin

Filmi i Bob Saget “Daniel’s Gotta Die” do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Austin.
Aktori dhe komediani u nda nga jeta në janar në moshën 65 vjeçare.
Vdekja e Bobit ishte tronditje për gjithë ekipin e filmit.
“Ai ishte bashkëpunues gjatë gjithë koëhs dhe e pëlqeu vërtet këtë film. Është pikëlluese që ai nuk arriti ta shoh atë të përfunduar”, tha Jeremy LaLonde.
Matthew Dressel tha se Saget i solli zemrën këtij projekti.
Filmi përqëndrohet rreth një burri që përpiqet të rilidhet me familjen e tij, i cili më mirë do ta vriste atë për trashëgiminë e tij.
Në film luajnë Joel David Moore, Jason Jones, Mary Lynn Rajskub, Carly Chaikin dhe Iggy Pop.
Më shumë se 33 filma do të shfaqen në këtë festival këtë vit. Festivali zhvillohet nga 27 tetori deri më 3 nëntor në Austin të Teksasit./21Media

Back to top button