Presidenca: Qëllimi i Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb,
Aleksandar Vuçiq se është kundër që Kosova të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Vela ka thënë se Serbia nuk e ka për qëllim që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
“Është për të normalizuar rolin e saj hegjemonist dhe prishës në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Prandaj Vuçiq do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën. Jo më qetësues, është koha për pasoja’, ka shkruar ai në Twitter.
#Serbia’s goal is not to normalize relations with #Kosovo. It is to normalize its hegemonic and spoiler role in Kosovo & the wider region. That’s why Vučić will do everything to undermine any serious attempt for an agreement with 🇽🇰. No more appeasing, it’s time for consequences! pic.twitter.com/oM5xJXLnup
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 2, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë takuar në Bruksel
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në atë takim ka [asur progres dhe të dyja palët kanë pranuar planin evropian.
Megjithatë atë nuk është nënshkruar marrëveshja e planit franko – gjerman Takimi i radhës është planifikuar më 18 mars në Ohër./21Media