Sindikata viziton policët e plagosur në Skënderaj: Gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile
Sindikata e Policisë së Kosovës ka vizituar dy zyrtarët policorë të cilët u sulmuan me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skënderaj. Ata panë për së afërmi gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por siç bënë të ditur, për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
Ata ju ofruan policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment. Derisa dënuan ashpër sulmin “çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit’, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe, në orët e para të së dielës mediat raportuan se një inicident ka ndodhur ndaj dy zyrtarëve të policisë dhe disa personave e në mesin e të dyshuarve thuhet se është Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetar i Komunës së Skënderajt, bashkë me disa familjarë të tij./21Media