Sindikatat optimiste që Qeveria të pranojë kërkesën e tyre për pagën minimale

Të enjtën ka dështuar të miratohet propozimi për pagë minimale në vlerë prej 264 euro në muaj.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati ky propozim nuk u mbështet nga përfaqësuesit e sindikatave.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me kryetari e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, Atdhe Hykolli, për të treguar arsyen pse nuk e mbështetën propozimin e Qeverisë.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, përfaqësuesi i Federatave Sindikale, bazuar në mekanizmat profesionalë mbron propozimin që paga minimale të jetë jo më e vogël se 300€. Llogaritjet paraprake dhe indikatorët ekonomiko realë tregojnë se një pagë minimale në vlerën 300€ është e arsyeshme dhe reale”, ka thënë Hasani për rtv21.tv.
Kryetari i BSPK-së për portalin rtv21.tv ka thënë se presin që Qeveria të pranojë këtë propozim për lartësinë e pagës minimale për sivjet.
Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.
Ajo është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç./21Media

Back to top button