“Siparantumi” i Kosovës me dy medalje të arta në Korenë e Jugut

Kori i Kosovës, “Siparantum” ka fituar dy medalje të arta në edicionin e 12-të të “World Choir Games” në Korenë e Jugut.
Në njoftim thuhet se kori “Siparantum” ka friumfuar në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”.
“Ju njoftojmë se Kori Siparantum sot fitoi dy medale të arta në World Choir Games në Republikën e Koresë. Në kategoritë “Mixed Choir” dhe “Musica Contemporanea”, ne shfaqëm performancë të jashtëzakonshme dhe u vlerësuam me medale të merituara. Ky sukses tregon potencialin tonë të madh dhe përkushtimin e anëtarëve të korit. Jemi tejet të lumtur për këtë sukses, dhe krenarë që përfaqësuam Kosovën në këtë garë prestigjioze. Faleminderit për gjithë ju që mbështetni rrugëton tonë drejt suksesit”, bëhet e ditur në njoftim./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA