Sipas DnV-së 37.3% e qytetarëve votuan deri në orën 16:00

 

Demokracia në veprim (DnV) ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 % (rreth 670 mijë qytetarë), e cila si përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara

Në një konferencë të mbajtur DnV ka bërë të ditur se Prishtina dhe Ferizaj janë komunat me më së shumti dalje në votime ndërkaq Prizreni është rajoni me daljen më të ulët.

Parregullësitë më të shprehura sipas DnV-së janë: Votimi me dokumente jovalide, vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit, votimi me asistencë, fotografimi i votës./21Media

Back to top button